Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

21:03 / May 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mbledhja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 4 orë diskutimesh ka përfunduar mbledhja Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Nuk dihet ende nëse është arritur konsensus mes palëve politike, por janë të shumta çështje që ato kanë diskutuar duke pasur dhe debate të nxehta.

Rudina Hajdari ka prezantuar disa ide për ndryshimin e sistemit zgjedhor bazuar te sistemi danez. Ajo i mëshon fort faktit për të pasur një ndryshim sistemi ose minimumi të hapen listat, por si për PS dhe PD kjo duhet diskutuar në një fazë të dytë.

Teknologjia në zgjedhje ishte gjithashtu pjesë e debatit, ku PD kërkon përfshirjen e identifikimit biometrik në të gjithë territorin si garancinë që nuk do të ketë falsifikim të votës dhe votim familjar, ndërsa Gjiknuri ka kërkuar më herët se mund ta vendosin identifikimin biometrik në zonat që do PD dhe i konsideron problematike, por kjo është refuzuar si nga opozita parlamentare dhe ajo joparlamentare duke u sh[prehur se kjo duhet  të aplikohet në të gjithë territorin.

Numërimi mbrapsht për zgjedhoren ka filluar, por ende palët duken larg një konsensusi.

Në axhendë është dhe diskutimi mbi Administratën Zgjedhore, fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit të ankimimeve dhe çështjet e tjera te mbetura të hapura, ku dita e diel 31 maj (nesër) shënon dhe fundin e afatit për të arritur konsensusin.Vetë Rudina Hajdari një orë para takimit bëri thirrje që palët të ulen të diskutojnë dhe të mos dalin nga mbledhja deri sa të arrihet një konsensus dhe të krijohet një reformë që iu vlen shqiptarëve dhe jo më politikës.

Por këto dhe shumë cështje të tjera, presin konsensus, për arritjen e së cilit, dje Damian Gjiknuri u shpreh se do të ishte i nevojshëm edhe një takim Rama-Basha.

Deri tani palët kanë arritur të gjejnë konsensus për 5 pika që lidhen me financimin e partive duke rritur financimin nga ana e shtetit dhe ulur ndjeshëm financimin nga privati, kuotën gjinore në zgjedhje ku 1 në 3 emra në lista do të jetë një grua, ndryshimi i periudhës zgjedhore, sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi. SHBA dhe BE kërkuan nga palët që të lëshojnë dhe ta mbyllin reformën brenda 31 majit, pasi askush nuk merr gjithçka, pasi ky është rregulli i negociatave.

reformën zgjedhore tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.