Ashtu si ç’pritej, Armand Duka zgjidhet sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas kësaj fitoreje, Duka siguroi mandatin e tij të 6-të si president i FSHF-së pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha. Ky i fundit nuk pranoi të merrte pjesë në këtë Asamble pasi e ka konsideruar atë jo ligjore, jo statutore dhe nje proces totalisht fals.
Këtë herë Duka kishte përballë 2 rivalë, Dritan Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova. Duka fitoi 37 vota, ku 2 dolën të pavlefshme ndërsa 4 vota shkuan për Starovën.
Ndërkohë, Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total. Duka u shpall fitues që në raundin e parë teksa siguroi shumicën e votave.
