Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përfundon rindërtimi i 150 shtëpive në Thumanë, Rama dhe Elvis Naçi dorëzuan sot çelësat

20:45 / May 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama naci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë ditë të shënuar të festës së Fitër Bajramit, kryeministri i vendit Edi Rama dhe imami Elvis Naçi kanë dorëzuar çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara pas tërmetit fatal të para 3 vjetëve në Thumanë.

Banesat janë rindërtuar falë kontributit të fondacionit “Firdeus”, i themeluar nga vetë Elvis Naçi. Ai u shpreh se tmerri që përjetuan shqiptarët me tërmetin e vitit 2019 i dha më shumë fuqi për të nisur misionin e madh “shqiptarët për shqiptarët” në mënyrë që t’i vinin në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi.

Këtu në Thumanë në këtë Fitër Bajram ju begatoftë i madhi Zot. Në kohën që qeveria shqiptare përuronte 278 banesa, qëlloi koha e Krishtlindjes. Sot 150 shtëpi që ndërtoi fondacioni Firedus është Bajram. Kur ra tërmeti i tmerrshëm shumica e shqiptarëve ishin në gjumë duke fjetur dhe tërmeti i tmerrshëm i zgjoi ëndrrat e gjithë shqiptarëve. Sot që gjendemi në Thumanë nuk është e rastësishme. Unë jam sot në Thumanë sepse në atë ditë kur ra tërmeti të gjithë jemi trembur të gjithë jemi ngritur dhe dolëm. U çudita sepse ne jemi mësuar me tërmet por nuk jemi mësuar me viktima nga tërmeti. Kryeministri më tha se janë me dhjetëra ata që kanë ndërruar jetë prandaj kanë nevojë për çdo shqiptar që të japin kontribut edhe për fondacionin ‘’Firdeus.’’ Ai tmerr që ndodhi na dha më shumë fuqi për të nisur një mision të madh, misionin “Shqiptarët për shqiptarët” deklaroi Naçi.

Ndërkohë, kreu i qeverisë falënderoi të gjithë personat që morën pjesë në procesin e rindërtimit dhe u shpreh se ishte i lumtur që dorëzimi i shtëpive u bë në një ditë të veçantë siç është Fitër Bajrami.

“Jam thellësisht i kënaqur sot që pasi kemi çelur dyert e apartamenteve  këtu pranë në një ditë të Krishtlindjes, sot çelim dyert në një ditë Bajrami. Besojmë apo nuk besojmë në Zot kjo është individuale. Të gjithëve dua t’ju them se nuk ka gjë më të rëndësishme se respektimi i besimit të tjetri dhe nuk ka gjë më të dëmshme se përbuzja e besimit të tjetrit rreth nesh. Më vjen mirë që jam në këtë ditë bashkë me Elvisin dhe më vjen mirë që jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët ku të gjithë bënë atë që mundën dhe dhanë aq sa mundën. Sot unë dua që përveçse të falënderoj ata që kanë dhënë përmes Fondacionit për të ndërtuar këto 155 shtëpi edhe të gjithë ata që punuan këtu, punëtorët, inxhinierët, teknikët etj. Jo vetëm në Thumanë po në gjithë zonat e prekura janë angazhuar 27000 mijë vetë për rindërtimin. Veprat nuk fillojnë kur shikojmë eskavatorët, por kur fillon puna për studimin, pastaj për projektin, vazhdon puna për kontratat dhe pastaj vijmë te realizimi. Së bashku ne realizuam atë që për hir së vërtetës ne nga ana jonë nuk e kemi gjetur në asnjë vend që kemi parë për të marrë eksperiencë’’, theksoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.