Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përfundon takimi Rusi-SHBA, Lavrov: Trupat e huaja në Ukrainë janë vija jonë e kuqe

17:39 / February 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 18 173821
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Prania e forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë është një vijë e kuqe për Moskën”, kështu tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në përfundim të takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Arabinë Saudite.

Afrimi i Ukrainës me Aleancën e Atlantikut të veriut është një nga gabimet më të mëdha të perëndimit. “Ne shpjeguam se vendosja e forcave të armatosura nga të njëjtat vende të NATO-s, por nën flamur të rremë, nën flamurin e Bashkimit Evropian apo nën flamujt kombëtarë, nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim.

Sigurisht që kjo është e papranueshme për ne. Ne u shpjeguam bashkëbiseduesve tanë se kemi vërejtur me shumë kujdes se Presidenti Trump në disa raste ka qenë i pari nga të gjithë liderët perëndimorë që tha se tërheqja e Ukrainës në NATO ishte një nga arsyet kryesore të asaj që po ndodh, ishte një nga gabimet më të mëdha të Bidenit dhe administratës së tij. Ne u shpjeguam kolegëve tanë atë që Presidenti (Vladimir) Putin ka theksuar vazhdimisht: se zgjerimi i NATO-s, afrimi i Ukrainës në drejtim të NATO-s, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për interesat e Federatës Ruse, një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi edhe domodoshmërinë e pjesëmarrjes së vendeve të BE në këtë proces. “Unë do t’ju thoja se për t’i dhënë fund çdo konflikti, duhet të bëhen lëshime nga të gjitha palët. Ne nuk do të paracaktojmë se cilat janë ato. Ne sigurisht nuk do ta negociojmë këtë sot apo në një konferencë shtypi. Bashkimi Evropian do të duhet të jetë në tryezë në një moment, sepse ata gjithashtu kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por mendoj se çështja këtu është se qëllimi për të cilën në ramë dakord”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i cili po udhëton me Rubion, tha se zgjidhja e konfliktit duhet të jetë “e përhershme dhe, ndryshe nga e kaluara, jo e kufizuar në kohë”. Pjesë e bisedimeve do të jenë edhe çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë.

Në Riad, Rusia dhe SHBA negociuan luftën në Ukrainë. Përfaqësuesit rusë me sa duket nuk bënë asnjë lëshim në takimin e parë mes diplomatëve të lartë nga të dy vendet që nga pushtimi rus. Delegacioni i Kremlinit ishte në gjendje të festonte një sukses të rëndësishëm, citojnë mediat gjermane dhe ajo është vendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sergey Lavrov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.