Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përgatitjet për Maturën Shtetërore, provimet do nisin më 3 qershor

08:57 / May 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto testi i matures 14 qershor 2017 driton bublaku 51503663533
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, gjimnazistët e shkollës “Jordan Misja” kanë nisur prej kohësh fokusimin në to përmes orëve shtesë dhe konsultimeve që zhvillojnë çdo ditë.

“Ne kemi realizuar një projekt, i cili i përket lëndës së Matematikës. Ky projekt ka për qëllim qe ne nxënësit të jemi sa më shumë brenda mënyrës si do të funksionojë universiteti dhe gjithashtu të na drejtojë më shumë drejt lëndëve që kemi si prioritet,” shprehet maturantja Klara Kinaj.

“Normalisht që kemi edhe orë shtesë. Përtej përgatitjes individuale edhe për sa i përket provimeve të ndryshme, kemi vazhduar të konsultohemi të bollshme,” shton maturantja Amela Braqi.

Përveç lëndëve të detyrueshme, po aq të rëndësishme janë edhe lëndët me zgjedhje.

“Pa dyshim që provimet me zgjedhje janë provime të cilat i vënë nxënësit para përgjegjësisë për të zgjedhur disa lëndë. Shkolla jonë ka zgjedhur lëndën Psikologji-Qytetari dhe Biologji-Kimi. Nxënësit kanë bërë testet përgatitore, të cilat kanë elemente orientuese, për të qenë të aftë që në provimet me zgjedhje apo të detyrueshme të jenë sa më të përgatitur dhe ta përfaqësojnë sa më denjësisht veten dhe shkollën tonë,” thotë mësuesi Mikel Vjerdha.

Provimet e Maturës Shtetërore do të nisin më 3 qershor me Gjuhën e Huaj, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor, provimi me zgjedhje më 24 qershor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.