18 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 30 janë plagosur gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara mes ushtrisë e cila që prej datës 2 Shkurt ka marrë pushtetin me anë të një grushti shteti.
Sipas Reuters manifestuesit humbën jetën në disa qytete duke përfshirë Yangon, Daëei dhe Mandalay ndërsa policia përdori dhe gaz lotsjellës. Ushtria vendosi të qëllojë me armë ndaj turmave të protestuesve, por aktivistët anti-Juntë mendohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dënoi dhunën kundër protestuesve, populli i Mianmarit ka të drejtë të mblidhet paqësisht dhe të kërkojë rivendosjen e demokracisë. Sipas OKB përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër demonstruesve jo të dhunshëm nuk është kurrë i justifikueshëm sipas normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në Mianmar që prej grushtit ushtarak qindra-mijëra persona kanë dalë në protesta duke kundërshtuar marrjen e pushtetit nga ushtria. Ushtria pretendon se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e Nëntorit të kaluar, ku ka shënuar fitore bindëse partia e lideres e të këtij shteti, Aung San Suu Kyi.
Suu Kyi, së bashku me udhëheqësin e partisë së saj, u arrestuan më 2 Shkurt. Pas marrjes së pushtetit, ushtria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe deklaroi se kjo masë do të zgjasë një vit dhe pas kësaj do të mbahen zgjedhjet e reja.