Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përgjaket Mianmari/ 18 manifestues humbin jetën gjatë protestave të dhunshme me ushtrinë

22:25 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mianmari1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

18 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 30 janë plagosur gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara mes ushtrisë e cila që prej datës 2 Shkurt ka marrë pushtetin me anë të një grushti shteti.

Sipas Reuters manifestuesit humbën jetën në disa qytete duke përfshirë Yangon, Daëei dhe Mandalay ndërsa policia përdori dhe gaz lotsjellës. Ushtria vendosi të qëllojë me armë ndaj turmave të protestuesve, por aktivistët anti-Juntë mendohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dënoi dhunën kundër protestuesve, populli i Mianmarit ka të drejtë të mblidhet paqësisht dhe të kërkojë rivendosjen e demokracisë. Sipas OKB përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër demonstruesve jo të dhunshëm nuk është kurrë i justifikueshëm sipas normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në Mianmar që prej grushtit ushtarak qindra-mijëra persona kanë dalë në protesta duke kundërshtuar marrjen e pushtetit nga ushtria. Ushtria pretendon se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e Nëntorit të kaluar, ku ka shënuar fitore bindëse partia e lideres e të këtij shteti, Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi, së bashku me udhëheqësin e partisë së saj, u arrestuan më 2 Shkurt. Pas marrjes së pushtetit, ushtria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe deklaroi se kjo masë do të zgjasë një vit dhe pas kësaj do të mbahen zgjedhjet e reja.

18 manifestues mianmari pergjaket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja përgatitet për valën e dytë të të nxehtit, priten temperatura deri në 44ºC

16:59 / July 5, 2026

Të shtëna me armë zjarri gjatë festës së 4 Korrikut në New York, plagosen tetë persona, mes tyre katër fëmijë

16:40 / July 5, 2026

Hije skandali mbi Nigel Farage/ “Babai i Brexit” akuzohet nga media se përfitoi para nga një i dënuar në SHBA

16:22 / July 5, 2026

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn, diskutohet fundi i luftës

15:39 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.