Përgjaket 111 vjetori i Pavarësisë. Babë e bir kanë mbetur të plagosur në qytetin e Pejës, pasi u qëlluan me armë zjarri nga një person, për motive ende të paqarta.
Sipas Policisë së Kosovë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa babë e bir janë qëlluar me pistoletë dhe u dërguan me urgjencë në spital. Autori është arrestuar në vendngjarje dhe po merret në pyetje, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
