Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përgjimet e “Sky ECC”, Lorenc Vangjeli plas ‘minën me sahat’: Do dalin në dritë të dhëna ngjethëse

18:28 / August 5, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin e preferuar të kriminelëve, Sky ECC ka sjellë operacione të shumta policore në mbarë botën. Bëhet fjalë për dhjetera miliona komunikime në platformat sekrete të telefonisë celulare, të cilat janë dekriptuar dhe janë pronë e agjensive ligjzbatuese në të gjithë Evropën.

Konsiderohet se shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në këto komunikime, menjëherë mbas spanjishtes. Një pjesë fare e vogël, vetëm maja e aisbergut e tyre janë bërë publike edhe në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, mbas të cilit ranë në pranga edhe një oficer i lartë policie dhe një drejtues prokurorie.

Eshtë mjaft interesante se fiks këtë që po ndodh në këtë muaj përvëlues, por jo për shkak të vapës, e ka paralajmëruar analisti Lorenc Vangjeli. Bashkë me ish-prokurorin e krimeve të rënda Eugen Beci, Vangjeli pohonte:

“…kishte të paktën dy vjet që aplikacionet e fshehta të komunikimit ishin zbërthyer prej agjensive të zbatimit të ligjit, në një bashkëpunim mes prokurorisë franceze, belge dhe holandeze, të cilat ja kishin dorëzuar gjetjet e tyre Europol-it. “Do të dalin në dritë të dhëna ngjethëse. Deputetë të të dy krahëve politikë flasin me programe të tilla”, thoshte Vangjeli në studion e Kontrast. “A ka ndonjë mundësi të verifikohet se sa deputetë flasin me një telefon të dytë me këto sistemet e inkriptuara? Nuk janë pak. Po ju them se janë në pozitë dhe në opozitë. Kanë qenë dje, janë edhe sot”, pretendonte atëhere Vangjeli një të vërtetë që po pritet të verifikohet dhe shumë më shumë në ditët në vijim.
Në komentin e tij në studio analisti shprehej se vetëm duke ndjekur rrugën e parasë mund të “…kuptohej gjithçka tjetër deri tek lidhja e politikës me krimin.

“Ne jemi në kushtet e një hipokrizie totale. Sot politika është shumë herë më e shtrenjtë se 15-30 vite më parë. Ndërkohë që niveli financimit legal të saj, ka mbetur pak a shumë në të njëjtin vend. E për këtë arsye politikës i duhet të huazojë, të “kreditohet” nga burime të ndryshme, me para që kryesisht nuk janë të pastra, për të mbajtur ndezur motorët e saj. Ne e kemi parë këtë me biznesmenë, disa prej tyre dhe analfabetë funksionalë që kanë qenë në parlament. Ata ishin atje thjeshtë si pagatorë, për të mbushur arkën që përdorej në fushatë, dhe pastaj ju shpërblehej kontributi në veprimtarinë e tyre ekonomike. Dhe po kështu, politika drejtohet gjithnjë e më shumë në një rezervuar parash që janë para që vijnë nga krimi. Politika kreditohej nga ato muajt e fushatës dhe pastaj i jepej krimit me koncesion për 4 vite të tjera”, thoshte Vangjeli në Kontrast.
Sipas tij, sa më shumë kohë kalon, aq më e fortë bëhet varësia e politikës nga krimi. ‘Krimi është si droga, fillimisht jepet falas, më pas fillon dhe e kërkon vetë, dhe më pas akoma fillon dhe nuk bën dot më pa të”.

Një vit e pak më pas nga ky paralajmërimi, nga Europol bëhet me dije se në vendin tonë në aplikacion “Sky ECC” janë të regjistruar 16 mijë abonentë, shumë nga këta edhe politikanë. Ka edhe gjyqtarë e prokurorë e madje edhe emra të rëndësishëm të medias shqiptare.

“Ka një diferencë mes asaj që dihet dhe asaj që mund të provohet. Shumicën e krimeve dihet se kush i kanë bërë. Pas disa kohësh në qeli, janë të burgosurit vetë që dinë më shumë se organet ligjzbatuese, rrëfejnë me njëri-tjetrin. Ajo çfarë pritet nuk është se sa arrestohen, por aftësia që ka SPAK për të provuar fajësinë e tyre. Sot në Tiranë ka shumë më tepër frikë. Frika është aromë, ndjehet. Duke perifrazuar një film të famshëm, drejtësia nuk është si postieri që troket vetëm një herë. Drejtësia troket dy dhe më shumë herë. Sot, nëse ndiqet rruga e parasë kuptohet shumëçka tjetër, që nga politika deri në botën e krimi”:, paralajmëronte analisti Lorenc Vangjeli në studion e Report TV, bashkë me ish-prokrurorin Eugenc Beci.

Lorenc Vangjeli Pergjimet sky ecc
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.