Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga media gjermane “Bild”.
Në një prononcim për RTV Ora News, Dako i sheh si diçka absurde pasi si kryetar bashkie ia hap telefonin çdo qytetari.
Megjithatë thotë ai, kjo është një çështje që u takon organeve kompetente, dhe jo një çështje mediatike.
“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde se unë jam kryetar bashkie dhe telefonin ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment më shumë. Kjo nuk është çështje mediatike u takon organeve kompetente”, ka thënë Dako.