Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përgjimet në “Bild”, Vasili: Tregohet hapur që votat janë vjedhur, qeveria ka rënë

12:19 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petrit Vasili 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Petrit Vasili ka qenë i pari nga opozita që ka reaguar mbi përgjimet e publikuara në gjermanen “Bild” për shit-blerjen e votave në vitin 2017.

Nënkryetari i LSI tha se këto përgjime tregjojnë hapur se votat janë vjedhur. “Përfundimisht nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë, të bëra publike nga media më e madhe evropiane “Bild”, del qartë, hapur dhe pastër se si kriminelët kanë vjedhur votat, se si kjo qeveri është ndërtuar mbi votat e vjedhura nga kriminelët, se si kriminelët telekomandojnë pushtetin, se si kriminelët imponojnë pushtetin, se si kriminelët qeverisin këtë vend nëpërmjet të dërguarve të tyre që nga zyra e kryeministrit Edi Rama dhe deri tek ministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët gjithëfarësh. Sot shqiptarët panë qartë që ata që punojnë dhe nuk votojnë Rilindjen e Edi Ramës largohen nga puna dhe mbeten pa bukën e gojës. Shqiptarët panë se si pushteti dhe kriminelët puthen dhe dashurohen me njëri-tjetrin, pasi janë produkte reciproke të njëri-tjetrit. Përfundimisht çdo shqiptar e ka të qartë, që kur troket në dyert e shtetit të Rilindjes, zëre se ka trokitur në dyert e kriminelëve. Dhe është në mëshirën e tyre për të zgjidhur hallin që ka. Përfundimisht kemi një shtet, i cili ka vdekur, ka rënë, është shembur përdhe, pasi Rilindja ja ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga ky pushtet”, tha Vasili.

Sipas tij qeveria nga ky çast nuk mund të qëndrojë as 24 orë në zyrat e saj. “ Qëndrimi i mëtejshëm, qoftë edhe një orë në zyrat e tyre është thjesht dhe vetëm krim shtetëror, është puç shtetëror, është grabitje shtetërore e pushtetit në mënyrën më të paligjshme dhe më antikushtetuese. Është shumë e qartë që në rast se këta nuk largohen urgjentisht nga zyrat e tyre, është krejtësisht legjitime që populli shqiptar i cili ka votuar dhe voton pushtetin që del nga vota e tij, nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët, të cilët, është tashmë shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend”, tha Vasili.

Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.