Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përgjimi nr. 3/ Avdylaj me kreun e PS të Shijakut: Inspektorët po vënë gjoba në Sukth

11:10 / June 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit avdylaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania Bild ka postuar pesë audiopërgjime të dosjes së Avdylajve ku në një prej tyre Astrit Avdylaj komunikon në telefon me kreun e PS-së së Shijakut, Elton Arbana. Përgjimi mban datën 31 mars 2017.

Me një ton zëri të irrituar Avdylaj i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorët e INUK po i vënë gjoba disa personave në Sukth dhe se ai nuk po lidhet dot me Gjushin për ti kërkuar ta ndalojë këtë pasi Dako është me Ramën në Zvicër.

Kur Arbana i thotë se nuk ka autoritetin pasi është larguar nga pozicioni i tij në INUK, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të tërheqin gjobën dhe t’i qortojë në të kundërt do e bëj vetë këtë. Në fund kreu i PS-së SHijak bie dakord me Avdylajn duke i thënë se do e zgjidhë ai “problemin”.

PëRGJIMI NR. 3
Arbana: Astrit?

Avdylaj: Si je?

Arbana: ça bëre? Si kalove?

Avdylaj: Mirë, si je ti?

Arbana: Hajt mo mirë, ti ça bëre si ke qenë?

Avdylaj: Hajt mo të themi mirë. Ti mirë?

Arbana: Hajt mo mirë. Ja po luaj letra me çunat

Avdylaj: A e di ça kisha unë?

Arbana: Urdhëro!

Avdylaj: A e njef atë të INUK ti, atë drejtorin atje?

Arbana: E njof mo, Dallëndyshe

Avdylaj: Lëre Dallëndyshen, po flas për këtë në Durrës, ky që është në Durrës, Artur….

Arbana: Artur Çela, i bashkisë

Avdylaj: E

Arbana: Po e njof

Avdylaj: I kujt bashkie është ai, i Shijakut?

Arbana: Jo Jo i Durrësit, i Vangjushit

Avdylaj: Po Vangjushi nuk është këtu, është me Edin, ti e di vëlla. Telefoni vlla. Telefoni dhe thuaji ti bir kurve shkove atje dhe i vendose gjobë Fermës sot, rreth 5 milionë lekë vlla. SHiko tani, se Vangjushi nuk është këtu….

Arbana: Mua më kanë hequr ka katër ditë. Do që ta marr në telefon, kë të marr?

Avdylaj: Ai që ka shkuar në Fermë të Sukthit që vendosi gjoba. Po Gjushi nuk është këtu është me Ramën në Zvicër, e kupton ça dua të them?

Arbana: Mirë, po ke ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër apo jo?

Avdylaj: Kujt konkret?

Arbana: Atij që i ka vënë, që ti them ta gjej këtë person.

Avdylaj: Ore i thuj atij që ka vënë gjoba, që i vunë në Fermë, thoji që ka bërë gabim. Të tërheqë gjobat, dhe thuji të mos vërë gjoba. Se Gjushi nuk është këtu …, më kupton?

Arbana: Ja ta marr tashi direkt.

Avdylaj: Je duke bërë gabim, o pis thuj. Se s’dua ta marr vetë në telefon.

Arbana: E marr unë, e marr unë po e dije ti që mua para një jave më hoqën?

Avdylaj: Po nuk e di o vlla. Kush, kur, si?

Arbana: Po ata më hoqen se unë isha te INUK aty, ndërhyra për këto gjëra pastaj, e di?

Avdylaj: Unë nuk e di po thuaji këtij që ka bërë një gabim që shkoi në Fermë, dhe thuaji që Vangjushi nuk është sot këtu. Ai është me Edi Ramën në Zvicër…

Arbana: Po e marr tashi direkt.

Avdylaj: Mirë o vlla faleminderit

Arbana: Hajde çiao

Avdylaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.