Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Përjashtimi i Klodian Duros nga BBV, Ledion Liço-banorëve: Bëni kujdes me deklaratat brenda shtëpisë

22:05 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BBV
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatori i Big Brother Albania VIP 3, Ledion Liço u ka dhënë një sqarim banorëve dhe të gjithë shqiptarëve që ndodheshin në terr informativ sa i përket daljes së papritur të trajnerit të futbollit, Klodian Duro, nga Shtëpia.

Liço theksoi se dalja e menjëherëshme e Duros erdhi pas një deklarate të patolerueshme që ai kishte bërë në orët e para të së dielës, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

Megjithëse Duro ka bërë një ‘mea culpa’ dhe rasti tashmë është sqaruar, Liço iu rikujtoi banorëve pavarësisht presionit që ka Shtëpia, deklarata të tilla nuk mund të shprehen në asnjë mënyrë, qoftë edhe në kontekst ironie apo shakaje.

“Do doja të bëja një sqarim, një sqarim që lidhet me episodin e ditës së diel. Siç e dini, brenda asaj shtëpie nuk është më Klodian Duro. Ai bëri një koment të patolerueshëm ditën e dielë dhe Big Brother pasi e shqyrtoi me vëmendje, vendosi përjashtimin e tij të menjëhershëm nga gara. E di që mund të keni shumë pyetje në lidhje me këtë, por ju them që disa prej jush, sikurse është rasti i Meritonit, e dinë shumë mirë se çfarë ka thënë Klodi tashmë. Nuk do të doja t’i kthehesha edhe njëherë deklaratës së tij, por do të doja shumë të thosha se Klodi ka bërë edhe një ‘mea culpa’ tashmë dhe është shfajësuar për atë deklaratë të patolerueshme. Ajo është një deklaratë që nuk duhet thënë pavarësisht presionit që ka ajo shtëpi, pavarësisht nëse mund të thuhet në një kontekst ironie apo shakaje. Është diçka që nuk do të doja ta përsërisnim edhe njëherë në atë transmetim. Pavarësisht se ka bërë xhiron e rrjetit. Do doja shumë, por shumë të bënit kujdes me deklaratat tuaja brenda shtëpisë. Ju të gjithë e dini se sa me lupë shiheni nga jashtë”- tha Ledioni.

BBV Klodian Duro ledion lico
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.