Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Përjashtimi nga lista e Champions, në Itali sigurojnë: E kërkoi vetë Hysaj!

18:27 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hysaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elseid Hysaj ka preferuar vetë që të mos udhëtojë me skuadrën e Napolit për transfertën në Belgjikë ku skuadra italiane do të luajë në Ligën e Kampioneve përballë Genk. Lojtari u përfshi fillimisht mes emrave të grumbulluar për aktivitetin, por më pas çuditërisht u zhduk nga lista e Ançelotit, ndërsa burime brenda klubit bënë të ditur se ai do të qëndronte të stërvitej i vetëm në qendrën stërvitore.

Në fillim u mendua se ky ishte një vendim i klubit, me të cilin Hysaj nuk ka marrëdhënie edhe aq të shkëlqyera që kur deklaroi se ishte gati të largohej në verë për të kërkuar sfida të reja. Por mediat italiane kanë zbuluar se ka qenë vetë futbollisti ai që ka kërkuar të qëndrojë në Itali.

Burimet pranë klubit tregojnë se Hysaj ka pasur një takim me Ançelotin dhe aty mbrojtësi ka shprehur dëshirën që të vazhdonte të stërvitej këto ditë për të gjetur përsëri formën më të mirë, pasi kishte kohë që nuk luante e me shumë mundësi në fundjavë do të aktivizohej në kampionat meqë Napolit i mungojnë qendërmbrojtësit për dëmtime e pezullime.

Ançeloti ka rënë dakord dhe kjo është arsyeja se pse Hysaj u hoq nga lista e lojtarëve që udhëtuan për ndeshjen e kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve.


CHAMPIONS Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.