Një nënë, nga Kazakistani ka përjetuar mrekullinë që i ndodh shumë pak femrave në këtë botë.
Ajo lindi beben e saj rreth 11 javë pas binjakes së parë. Nëna e cila quhet Liliya Konovalova është 29 vjeçe dhe sipas mjekëve ka një mitër shumë të rrallë.
Vajza e saj Liya erdhi në jetë në kohën kur nëna ishte në javën e 25 të shtatzënisë. Pasi kaluan plot 3 muaj, pikërisht në 9 gusht nëna lindi binjakun e quajtur Maxim. Doktorët mbetën pa fjalë nga ngjarja e ndodhur.
Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan, raportoi se rasti që ndodhi është mrekulli një në 50 milionë.
Liliya ishte rasti i parë i ndodhur në Kazakistan.
Nëna ka edhe një vajzë 7 vjeçare.