Si kurrë më parë, kryeministri Edi Rama ditën e ka nisur me një video në zyrën e tij në selinë rozë. Teksa përkëdhel dy breshkat dhe iu uron mirëmëngjesin, Rama thotë se PS-ja nis rrugën drejt fitores së zgjedhjeve lokale 2023.
Duke u ndalur tek kriza energjetike, Rama ka uruar një javë me sa më shumë shi dhe shton se do të na duhet për të luftuar inflacionin.
“Mirëmëngjes, mirëmëngjes, qenke zgjuar eee. Mirëmëngjes. Një ditë e re, një javë e re. Në zyrën e Partisë Socialiste për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjve vendore në dialog me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta. Paçi një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit që nuk e kemi sjellë ne por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë për të gjithë ju. Një javë sa më të mbarë”, shprehet Rama.
