Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përkeqësohet “largimi i trurit” nga BE, ja si po i “josh” Lindja të rinjtë

22:16 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
csm JEF Essai Background 4 01 217306f8ad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore po propozojnë incentiva të mëdha tatimore për të rinjtë, në përpjekje për të ndaluar largimin e punëtorëve me aftësi drejt shteteve perëndimore. Largimi i trurit apo “Brain Drain” po cënon perspektivën ekonomike të këtyre vendeve, ndërkohë që të rinjtë kërkojnë për vende pune më të mira. Kjo ka bërë që qeveria polake të heqë tërësisht tatimin mbi të ardhurat për rreth 2 milionë punëtorë të rinj. Ligji i ri, që hyri në fuqi në fillim të muajit, projektohet që të rikthejë të rinjtë polakë. Ndërsa mbështeste ligjin në parlament, Kryeministri Matesz Morawiecki tha se 1.7 milionë njerëz janë larguar nga vendi në 15 vitet e fundit. “Është si të jetë larguar i gjithë qyteti i Varshavës”, tha Kryeministri duke e përshkruar rënien demografike si një humbje gjigante. Qytetarët polakë, nën moshën e 26 vjetëve që fitojnë më pak se 22,207 dollarë në vit, do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat. Paga mesatare është rreth 15,500 dollarë, ç’ka tregon se tavani është relativisht i lartë për të rinjtë polakë. Kroacia ka propozuar gjithashtu heqjen e taksës ndaj të ardhurave për personat deri në 25 vjet dhe ta përgjysmojë për ata mes 25-30 vjeç. Megjithatë, sipas analistëve, është e vështirë që një lehtësim tatimor i tillë të ndalojë fenomenin e largimit të trurit. Sipas një raporti të BE, në vitin 2017 thuajse 17 milionë njerëz brenda unionit, ku 32% i përkisnin grupmoshës 15-34 vjeç, janë zhvendosur në një shtet tjetër europian. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë 2 destinacionet kryesore për europianët e rinj, ndërsa vendet kryesore të origjinës kanë qenë Rumania, Polonia, Italia dhe Portugalia.

Matesz Morawiecki tatimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.