Në fakt një ditë më parë Fren Riberi isht në qendër të vëmendjes pasi u bë lojtari më i ri i Fiorentinës në Itali. Mirëpo francezit i duhej një përkthyes gjatë prezantimit ku foli për aventurën e tij të re. Alesia Enrikez ishte bukuroshja që përkthente për Riberi e që në fakt i mori gjithë vëmendjen.
Bukuroshja fitoi simpatinë e tifozëve me bukurinë e saj të cilët nuk nguruan ti bëjnë komplimente dhe gjatë prezantimit të Riberi. Megjithatë për Alesian profesionalizmi mbi të gjitha. Pavarësisht komplimenteve ajo nuk u shpërqendrua në asnjë moment nga puna e saj. Tashmë është bërë një nga femrat më të përfolura në rrjetet sociale për shkak të bukurisë. Më herët ajo ka qënë përkthyesja e Strotman dhe Demiral, por vëmendje më të madhe mori me Riberi, i cili ka më shumë ndjekës.





