Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Louisiana në SHBA. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes me armë ka mbetur i vrarë zv.komandanti i policisë në Louisiana. Gjithashtu viktimë ka mbetur edhe një person tjetër.
Autoritetet ishin duke zhvilluar një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike, pas hetimeve të vazhdueshme për drogë.
Sipas autoritetet amerikane zyrtari policor ka vdekur në vend. Ai kishte marrë urdhrin për bastisjen e një shtëpie, në të cilën dyshohej se po kryheshin aktivitete kriminale.
Lidhur me këtë ngjarje ka pasur një të arrestuar. Ndërkohë hetimet lidhur këtë ngjarje janë ende në vijim.