Rreth 15 të dënuar në një nga burgjet e Ekuadorit, në Latacunga, janë vrarë pas një përleshjeje mes bandave.
Konflikti i përgjakshëm ka ndodhur mes grupeve vendase dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të cilat i kanë kthyer burgjet e këtij vendi në arenë masakrash.
Të plagosur kanë mbetur 21 të burgosur, 14 prej të cilëve janë evakuuar në spitalet e qytetit Latacunga.
Vitin e kaluar, 316 të burgosur humbën jetën gjatë trazirave në burgje të ndryshme anembanë Ekuadorit. Sistemi i burgjeve të Ekuadorit është dëmtuar nga braktisja e shtetit dhe mungesa e një politike gjithëpërfshirëse, si dhe kushtet e këqija për të dënuarit.