Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përleshje mes dy zyrtarëve në doganë, shkarkohen dhe nis hetimi i tyre

21:00 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një përleshje fizike mes dy zyrtarëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Dogana në Kosovë njofton se të dy zyrtarët janë shkarkuar nga detyra ndërsa nuk bëhen me dije emrat e tyre.

Lidhur me rastin, Dogana thotë se është në pritje të një hetimi të plotë. Nuk dihet ende motivi i përleshjes.

Njoftimi i Doganës:

Dogana njofton suspendimin e dy zyrtarëve në pritje të një hetimi të plotë për një konflikt të dyshuar, i cili mund të jetë përshkallëzuar në kontakt të dhunshëm fizik, sipas akuzave.

Dogana e Kosovës ka një rol kritik në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së vendit tonë dhe është thelbësore që të ruhet integritetit dhe besimit të publikut. Prandaj, ne kemi marrë masa të shpejta për të adresuar këtë çështje.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës pohon pa mëdyshje se sjelljet e pahijshme brenda organizatës sonë nuk do të tolerohen. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta të sjelljes, etikës dhe profesionalizmit midis oficerëve tanë. Ne e kuptojmë se ruajtja e besimit të publikut në punën tonë është thelbësore për misionin tonë.

Kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar. Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve.

Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin tonë për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës sonë.

Ne vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e publikut dhe mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë për t’i shërbyer Kosovës me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë.

dogane perleshje zyrtareve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.