Shpesh herë na keni shkruar për formatin e kontratës së Punës që përdoret në Gjermani në mënyrë që të mos keni probleme me aplikimin në Ambasadën gjermane. Në këtë material me ane të disa fotove ne kemi përpunuar të gjithë pikat që duhet të përmbajë një kontratë standarde pune. Theksoj që në momentin kur ju të aplikoni në Ambasadën Gjermane, duhet të keni kontratën Origjinale në 2 kopje dhe gjithashtu të firmosur apo vulosur me vulë të njomë.
Merrni kontratën që keni aktualisht dhe shikoni nëse është e ngjashme me të gjitha pikat që ne kemi shpërndarë më poshtë:
Kjo është faqja e pare. Në këtë faqe tregohet se lidhet marrëdhenia midis punëdhënësit dhe punëmarrësit; koha kur fillon marrëdhënia dhe gjithashtu mbi kohën e provës. Shiko më poshtë:

Kjo është faqja e dyte. Kjo tregon arsyen për çfarë të ka puëesuar, sa orë në jave do të jetë dhe sa do te jetë paga bruto. Shiko me kujdes foton.

Kjo është faqja e tretë. Kjo pjesë flet mbi pushimet dhe gjithashtu mbi pagesat për sëmundjet. Shiko me kujdes foton.

Kjo është çfaqja e katërt. Këtu shënohe dënimet në rastet kur shkelet kontrata nga të dyja palët. Gjithashtu diskutohet mbi konfidencialitetin e të dhënave. Shiko me kujdes foton.

Kjo është faqja e pestë. Kjo pjesë flet për në rastin kur ti do të bësh një dorëheqje nga puna dhe të informon mbi mënyrën sesi duhet të lajmërosh firmën përpara dhe për formatin e kërkesës së dorëheqjes nga ky vend pune.

Më pas pika 12 të informon mbi mbarimin e afatit të kontratës dhe për përfundimin e marrëdhënieve të punës.

Kjo është faqja e gjashtë. Në fund duhet e firmosur me stilolaps me ngjyre blu nga të dyja palët dhe pronari duhet ta vulosë nëse ka vulë kompanie. Shiko me kujdes foton.
Kështu duhet të jetë e hartuar një kontratë pune dhe duhet të mbulojë të 14 pikat siç i kemi pasqyruar më sipër. Ky është formati standard që përdoret në Gjermani dhe nuk ka asnjë arsye që të të refuzohet viza për këtë arsye nëse e keni kontratën si më sipër.
