Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku një kamion është përmbysur në rrugë.
Kamioni ka qenë i mbushur plot me domate, të cilat kanë përfunduar të gjitha në rrugë. Është dashur vinçi që ta ngrejë kamionin dhe ta kthejë me rrotat në tokë.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e shoferit.
