Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Për pasojë, janë plagosur 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të ndodhur.
