Një varkë peshkimi është përmbysur në detin e Durrësit. Brenda ndodheshin dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.
Njëri prej peshkatarëve, Ilir Bardheti, 40-vjecar. është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër, Ardian Merkuri 52 vjeç.