Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përmbysje karakteri ndaj Andorrës, kuqezinjtë festojnë suksesin e dytë rresht në dhomat e zhveshjes

11:24 / September 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja u 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria U21 kishte një ndeshje të lehtë në letër ditën e djeshme në Elbasan teksa priste moshatarët e Andorrës. Mirëpo, gjithçka nisi ters për kuqezinjtë duke qenë se iu akordua një penallti kundër kur ende nuk ishte mbushur një minutë lojë. Miqtë e shfrytëzuan në maksimum dhe kaluan në avantazh.

Shqipëria kërkoi menjëherë të reagonte, por u përballën me një mur nga Andorra që ishte e gjitha në mbrojtje. Ndaj, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, ndërsa në të dytën kuqezinjtë rritën edhe më shumë agresivitetin derisa gjetën golin me Adolf Selmanin që me kokë baraspeshoi rezultatin. Shpresat nuk hoqën dorë dhe në vazhdim gjetën edhe golin e dytë. Ismajlgeci harkoi në zonë aty ku Vrioni i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi për t’i dhënë avantazhin të tijve.

Në fund, pati vend edhe për golin e Bullarit, edhe ky i ardhur nga stoli, që përfitoi nga një top i kthyer pas goditjes së Kallakut. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për të besuarit e trajnerit Bushi pas fitores në Austri. Në këtë formë, atmosfera në dhomat e zhveshjes ishte elektrizuese dhe kuqezinjtë festuan për këto suksese, ndërsa kjo ndaj Andorrës mund të konsiderohet fare mirë si një fitore karakteri duke qenë se ndeshja u vështirësua së tepërmi dhe këmbëngulja për të marrë rezultatin ishte vendimtare

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.