Autoritetet në Emilia Romagna të Italisë ndodhen në gatishmëri të plotë, për shkak të përmbytjeve në disa zona që kanë shkaktuar reshjet e dendura të ditëve të fundit.
Niveli i uji në disa lumenj është rritur ndjeshëm dukë sjellë përmbytje të tokave dhe në qendër të Castel Bolognese, komunë kjo në provincën e Ravenës.
Kryebashkiaku vendosi të mbyllë shkollat si dhe qarkullimin e disa rrugëve për motive sigurie, pas çarjes së një argjinature në Biancanigo. Reshje të dendura shiu ka në disa zona të Italisë, ku reshjet pritet që të përfundojnë ditën e enjte.
