Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se veçanërisht Shkodra, por edhe Lezha, Kukësi, Fieri apo Berati priten të përballen me reshje të dendura shiu në vijim që mund të sjellin edhe përmbytje.
Nga rehabilitimi i digave e argjinaturave te mirëmbajtja e rezervuarve dhe pastrim i kanaleve kulluese. Në pritje të ujit që vërshon duke përmbytur, bashkitë kanë shkyçur arkën duke çelur një seri tenderësh për menaxhimin e situatës.
E përkthyer financiarisht, kjo do të thotë domosdoshmërisht më shumë para nga arka e shtetit. Për të dëmtuarit e viteve të mëhershme nga përmbytjet, do të thotë edhe ca kohë më tepër pritje.