Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përmbytjet, kreu i Emergjencave Haki Çako: Si paraqitet situata në terren

08:56 / January 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haki cako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako thotë se ka rënie të ndjeshme të nivelit të ujërave për shkak të ndërprerjes së shiut.

Duke folur për News 24, ai shton se deri më tani në Lezhë, atje ku ai është aktualisht, nuk paraqiten problematika në banesa dhe biznese. Mes të tjerash Çako tha se lumi Drin ka pësuar rënie të prurjeve, duke rënë me 40-50 cm. Çako tha se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo situatë.

“Ka një ndikim të dukshëm të rënies së nivelit të ujërave në përgjithësi. Është monitoruar dhe po monitorohet intensivisht nga strukturat e mbrojtjes civile në bashkitë Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier, dhe Vlorë, ku ka pasur ndikim të dukshëm të dorëzënës së ujit. Ka rënie të nivelit të ujerave në toka bujqësore dhe në ambientet e tjera. Jemi në të njëjtën pritshmëri dhe sot për shkak të ndërprerjes së reshjeve. Jemi në gatishmëri. Lezha, është e rrezikuar pasi ndikon nga shkarkime të fuqishme të Drinit dhe të Gjadrit. Tani ka një rënie prej 40-50 cm. Pritet që të bien niveli. Nuk ka problematika në banesa apo biznese. Gjithsesi shtabet apo njerëzit e emergjencave operacionale janë në krye të detyrës. Janë shumë banesa që kanë prezencë uji. Një pjesë e tyre kanë investuar në mënyrë individuale duke rrethuat oborrin. Nuk ka më informacione për rrëshqitje dherash në rrugë apo vende të tjera. Janë marrë masat të gjitha. Deri në këto momente që flasim nuk ka rrugë apo itinerare të bllokuara. Ministri i Mbrojtjes ka mbërritur në Lezhë, do të inspektojë të gjitha zonat në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK

11:02 / November 11, 2026

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 tubues

10:28 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.