Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përmbytjet, Kryemadhi shkon në Laç: Faj kemi edhe ne, që për hir të stabilitetit mbyllim sytë

13:23 / January 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar tokat bujqësore të përmbytura të Laçit. Kryemadhi thotë se gjithë këtë situatë e ka sjellë mungesa e seriozitetit nga shteti, si dhe munegsa e ndihmave.

Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastruktrë.

Kryemadhi kritikoi në përgjithësi politikën duke theksuar se politikanëve shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo i është kthyer në një destabilitet ekonomik, prandaj duhet ndryshuar mentaliteti.

KRYEMADHI: Koordinimin që hidrocentralet të hapin më parë portat që mos vijë në këtë situatë. Mungesa e seriozitetit ka sjellë këtë situatë. Ndihmesat nga shteti kanë qenë zero.

FERMERI: Këtu kanë ardhur të gjithë ministrat e bujqësisë. Pa dallim flamuri. Edhe krenohen me punën time. Tani unë s’kam më financa të mbaj punëtorët. Edhe investimi im. Na është bërë e mërzitshme edhe jeta, kur sheh këtë investim edhe del kështu. Kam bërë një serë me vreshtë rrushi, 1 hektar, rrush pa fara, me teknologji të avancuar, më ka shkuar mbi 40 eca mijë euro, dhe më është shkatërruar, aty ka mbi 60 mm ujë.

I kërkova Panaritit një eskavator, për një argjinaturë, dhe është bërë në fakt një e tillë 400 metra. Nuk ia harroj se më ka ndihmuar. Lumi kur vjen shkatërron gjithçka, duhet parë gërryerja e lumit duhet bërë me kriter.

KRYEMADHI: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

FERMERI: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

KRYEMADHI: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

FERMERI: S’mund të vazhdohet kështu.

KRYEMADHI: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërcënimet e pretenduara nga biznesmeni në Vlorë, reagon policia: Në automjetin e aksidentuar ishin tre persona, u gjet edhe një pistoletë

14:54 / September 3, 2026

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.