Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përmbytjet në Brazil, 55 të vdekur dhe dhjetëra ende të zhdukur

09:01 / May 5, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shirat e dendur në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, këtë javë vranë të paktën 55 persona, thanë autoritetet lokale të shtunën në mbrëmje, ndërsa dhjetëra të tjerë ende nuk janë gjetur.

Autoritetet thanë se 74 persona ishin ende të zhdukur dhe më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël. Një digë tjetër në qytetin e Bento Goncalves është gjithashtu në rrezik të shembjes, paralajmëruan autoritetet.

Në Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, liqeni Guaiba kaloi shratin e tij, duke përmbytur rrugët.

Aeroporti ndërkombëtar i Porto Alegre ka pezulluar të gjitha fluturimet për një periudhë të pacaktuar.

Guvernatori i shtetit Eduardo Leite u tha gazetarëve të shtunën në mbrëmje se Rio Grande do Sul do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Brazil permbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.