Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, pezullohet mësimi në shkolla dhe universitetin “Aleksandër Moisiu”

10:07 / January 6, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6036
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë vënë në vështirësi qytetin e Durrësit, duke përmbytur një sërë rrugësh kryesore dhe duke detyruar autoritetet arsimore të pezullojnë procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore.

Sipas burimeve zyrtare nga ZVA Durrës, është marrë vendimi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat publike dhe jopublike, si dhe në universitet, deri në normalizimin e situatës. Njoftimi u është përcjellë të gjitha institucioneve për të shmangur lëvizjet dhe rreziqet për nxënësit e studentët.

Përmbytje të shumta janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit, ku uji ka bllokuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Veçanërisht problematike paraqitet situata pranë stadiumit dhe në zonën e Vollgës, ku rrugët janë bërë të pakalueshme për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Në disa lagje, uji ka hyrë në hyrjet e pallateve dhe në biznese pranë rrugëve kryesore, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim te banorët. Vështirësi janë evidentuar edhe në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Spitallë, ku situata mbetet problematike.

Durrës mësimi përmbytjet pezullohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.