Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përmbytjet në Slloveni, shkon në 6 numri i të vdekurve

17:05 / August 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
545454 770x415 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha – të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë – si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë.

Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.

Të dielën, ekipet emergjente e nxorën trupin e një burri 35-vjeçar nga një lumë afër fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit. Një burrë tjetër, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi kishte rënë në një gropë uji pranë qytetit Kamnik, afër Lubjanës, raportuan mediat lokale. Trupat e dy sllovenëve dhe dy qytetarëve holandezë u gjetën më herët.

Të hënën, punëtorët e shpëtimit u përpoqën t’i hapnin rrugët në vendet e thella dhe izoluara, derisa edhe i vlerësuan dëmet, për të cilat Qeveria e vendit ka thënë se mund ta tejkalojnë shifrën e 500 milionë eurove.

Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), i ka kërkuar ndihmë bllokut, në veçanti makineri të rënda, si ekskavatorë dhe ura të përkohshme të parafabrikuara, për t’u përballur me pasojat e vërshimeve. Ajo i ka kërkuar edhe NATO-s t’i ofrojë helikopterë dhe ushtarë. Kamioni i parë me ndihma humanitare dhe ushqim mbërriti nga Hungaria të dielën në mbrëmje. Kroacia ia ofroi një helikopter ushtarak për ta ndihmuar ta mbyllë dhe sigurojë një argjinaturë në lumin Mura.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij do të dërgojë punëtorë emergjentë, si dhe u shpreh i “tronditur” me “katastrofën e tmerrshme të vërshimeve në Slloveni dhe Austri”./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.