Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përmirësohet shëndeti i Inva Mulës

23:51 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Inva Mula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa ne Pallatin e Kongreseve po mbaheshin netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, nisi të qarkullonte nën zë lajmi se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.Media e showbizit dhanë lajmin se sopranoja e njohur ndodhej prej tre ditësh në spital, ditë që përkuan me netët e organizimit të Festivalit. Sipas të njëjtit burim u tha se artistja 55- vjeçare, kishte pësuar ishemi cerebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit.

Megjithatë, pas këtij problemi shëndetësor, Inva tashmë nuk është në rrezik për jetën, madje u tha se arriti t’i ndiqte nga spitali zhvillimet e festivalit, raporton Panorama Plus.Nuk iu deshën as 10 ditë për t’u rikthyer në shtëpi, duke qenë se në datën 31 dhjetor ajo postoi një nga fotot e fundit artistike të shoqëruar me urimin: “Të dashur miq, ju uroj një vit të mbushur me shëndet, paqe, dashuri! Happy New Year!”. Dhe jo pa qëllim ajo ka vendosur shëndetin të parin në listën e urimeve për Vitin e Ri 2019, duke i dhënë kështu lamtumirën 2018-s, bashkë me problemin shëndetësor që kaloi.

Artistja 55-vjeçare jeton në Tiranë me partnerin Hetem Ramadani dhe vajzën e tyre Nina, ndërsa djali Anthony vazhdon të jetojë në Paris, ku ka nisur karrierën në fushën e muzikës elektronike.

Para një viti u përfol për një krizë bashkëshortore.

Ishte pikërisht periudha kur Inva mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, pasi u bë pjesë e produksionit “Virtuozët” në “Tv Klan”. E tashmë që flitet se ka hequr dorë nga karriera operistike (duke qenë se këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event), Inva është angazhuar në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë.

Ndërsa biznesmeni i komentuar për pasurinë e tij, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuarit, ka hapur tashmë klinikën e tij të mjekësisë alternative, ku ndjek dhe kuron pacientët pa nevojën e ilaçeve.

Një vit më parë, para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarët e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, ajo sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhënies me bashkëshortin Hetem Ramadani dhe një divorci të mundshëm. Ndërkohë që së fundi ata shihen gjithmonë e më shumë në publik krah njëri-tjetrit. 

mula shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.