Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen flakët në Delvinë dhe Gramsh

13:49 / August 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 32
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy ditësh betejë me flakët të mijëra forcave të emergjencave situata nga zjarret në vend te enjten sipas ministrisë së mbrojtjes paraqitet më e stabilizuar.

Në Delvinë vijon puna për fikjen e flakëve në vatrën pranë Syrit të Kaltër. Zjarri vazhdon të jetë aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit dhe në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq të Finiqit.

Në fshatin Kuç të Vlorës flakët vijojnë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Një vatër zjarri është shfaqur dhe në fashtin Brataj. Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në Hormovë të Tepelenës.

Në Gramsh puna për shuarjen e flakëve ka vijuar që në orët e para të mëngjesit. Zjarri është lokalizuar në një zonë pyjore në fshatin Kullollas dhe Kodovjat.

Rreth 200 zjarrfikësve, efektivëve të forcave të armatosura dhe vullnetarëve i kanë shkuar në ndihmë dhe një helikopter çek dhe një sllovak.

Flakët janë të pranishme gjithashtu në sipërfaqe me shkurre në fshatin Mukaj dhe Sojnik por nuk paraqesin rrezik për banesat.

Për të shuar zjarrin në Plashnik të Poliçanit ku për shkak të intensitetit të lartë dhe erës së fortë një ditë më para u rrezikuan banesat dhe u evakuuan 20 banorë forcave tokësore iu kanë shkuar në ndihmë dhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa vatrat e zjarrit në fshatin Vokopolë dhe midis Poliçanit dhe fshatit Mbrakull janë me intensitet të ulët.

Forcat zjarrfikëse po mbajnë në monitorim flakët në afërsi të fshatit Val në Bulqizë. Zjarri në territorin e kësaj bashkie është zhvilluar në disa vatra, por intensitet i lartë i tyre është në zonën me pyjore.

Aktive vijojnë te jenë vatrat e zjarrit dhe në “Malin e Bërzhitës” në fshatin Ibë dhe në Vaqarr.

Zjarrfikësit arritën të mos lejojnë përhapjen e flakëve në zonën e banuar, por për shkak të terrenit të vështirë nuk mundën ti fikin plotësisht.

Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në fshatrat Spanesh dhe Kazie, të Rrogozhinës.

Zjarr ka rënë dhe në Parkun Natyror Korab-Koritnik ku vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Në fshatin Gërmenj të Kolonjës ku një ditë më para pati shpërthime të municioneve që ndodheshin në perimetrin e vatrës së zjarrit forcat operacionale po hapin rrugën dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit.

Nga 57 vatra zjarri raportuar 24 orët e fundit në të gjithë vendin 29 janë ende aktive.

delvine flake gramsh situata zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.