Kemi arritur nje periudhe jetesore ku koha më e madhe kalohet ne trafik, telefon apo përpara televizionit është shumë e veshtirë të shijojmë atë që natyra na ofron edhe pse ajo duhet të jetë primare pasi përmirëson ndjëshem shëndetin tonë.
Shetitjet në natyrë janë të persosura në eliminimin e stresit. Sipas studimeve të fundit, të qëndruarit në natyrë përmirëson mirëqenien emocionale, madje edhe pa bërë asnjë lloj ushtrimi, thjesht duke qëndruar për pak minuta ose një orë.
Sa më gjatë të rrini në natyrë aq më pak të stresuar do jeni, thotë një studim i publikuar në Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave (USA). Mjafton të jetë një hapsirë me ngjyrë të gjelbër dhe blu.
Ndërsa studimet e fundit të udhëhequra nga Gregory Bratman nga Universiteti Stanford, zbuluan se ecja për 50 minuta në një park të qytetit përmirëson ndjeshëm humorin e njerëzve, kujtesën dhe vëmendjen.
Ndërsa një shëtitje 90 minutëshe bën ndryshime të ndjeshme në trurin e tyre duke i mbrojtur nga depresioni .
Me pak fjalë natyra fal qetësi, sheron shpirtin dhe mendjen.