ELBASAN- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për përndjekje. Mësohet se prej një muaji 40-vjeçari përndiqte një vajzë 23 vjeçe duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë. Policia bën të ditru se 40-vjeçari me iniciale S.P akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin. Më tej në njoftimin e bluve thuhet se 40 vjeçari me inicialet S. P., akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.