Një 35 vjeçar që ishte shpallur në kërkim për përndjekje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur është vënë në prangat e policisë. Arrestimi i 35 vjeçarit Aljon Pasho, i dënuar me 4 vjet dhe 5 muaj burgim, u vu në pranga pasi policia mori informacion se ishte strehuar në një banesë në Dimal.
35-vjeçari ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij. Ai ishte dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”. Në vitin 2018, Pasho ka përndjekur një 13 vjeçare dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
