Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Gjadër të Lezhës.
Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë katër persona. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë, por pritet që policia të nisë hetimet.
Ndërkohë, të aksidentuar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës.





