Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Krujë.
Drejtuesi i automjetit E.K., ka përplasur automjetin me drejtues 26-vjeçarin L.K.
26-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
