Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, te kryqëzimi i Libonikut.
Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
