Browsing: Korçë-Pogradec

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vashtmi. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sakaq, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë. Ndërkohë grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.