Një aksident, me pasoje plagosjen e dy personave, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.
Sipas “Neës 24” automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa nuk dihet ende gjendja e dy personave të plagosur.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësie tej normave të lejuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.