Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.
Një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R. ka përplasur këmbësorin F.Z., 64-vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.