Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Fier-Levan.
Aksidenti ndodhi vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.
Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, një burrë dhe një grua, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit.
Në foto shihen dy mjetet tip ‘Benz’ të përfshira në aksident.