Një aksident ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës në fshatin Larushk.
Dy automjete të tipit ‘Benz’ dhe një ‘Golf 5’ janë përplasur, ndërsa mësohet se njëri nga mjetet ka shpërthyer në flakë.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka patur të plagosur apo viktima. Drejtuesi i mjetit që është përfshirë nga flakët ka mundur të dalë nga maikna.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.
