Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 60-vjeçare. PSipas policisë, gruaja ishte duke kaluar rrugën në këmbë në momentin që ka ndodhur përplasja e dy makinave, e si pasojë është plagosur.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
