Këtë të shtunë është regjistruar një aksident pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë. Raportohet se në të janë përfshirë dy makina, ndërsa një autobus ka mbetur i bllokuar.
Mësohet se makina e parë është ndalur në rrugë ndërsa tjetra e ka goditur nga pas. Por aty u përfshi edhe autobusi që po kalonte anash, i cili për pasojë ka mbetur për disa minuta i bllokuar.
Për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur, por janë krijuar radhë të gjata trafiku.
