Një aksident auotomobilistik është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat. Dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrë. Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në oborrin e një lokali anës rrugës. Njëkohësisht mjeti ka thyer rrethimin dhe stendat e lokalit.
Për fat të mirë dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur lehtë. Ndërkohë nga përplasja janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
