Mëngjesin e sotëm një incident është shënuar në hyrje të shëtitores së lungomares në Vlorë.
Sipas të dhënave të para drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e për rrjedhojë është përpasur me bordurën e shëtitores.
Ajo është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
